Sot, Hana po feston ditëlindjen e saj të dytë, me ç’rast Mozzik i dedikoi një postim në Instagram me fjalët më të bukura për vajzën e tij, njofton Insajderi.
Ai postoi një fotografi ku mban vogëlushen e tij ‘hopa’, duke reflektuar për momentin kur e pa për herë të parë dhe deri më sot, që Hana ka mbushur dy vjet.
“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël. Zoti të dhashtë shëndet dashuri![sic]”, shkruan reperi.
Se sa shpejt ikën koha, në këtë periudhë dy vjeçare ku Mozzik pati hovin më të madh të suksesit si artist, e sheh vetëm në rritjen e Hanës.
“Ti je krenaria ime, ti je suksesi im, ti je gjithçka për mua në këtë jetë. Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha. Të don Baba yt”, përfudnon shkrimin reperi.
View this post on Instagram
Ai po ashtu ndau edhe dy fotografi të Hanës në Instastory.
Kujtojmë që Mozzik përfshiu në albumin e tij të ri “MozzArt” edhe një këngë dedikuar vajzës së tij të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com