Mozzik nis një sipërmarrje aspak të zakontë

Mozzik nis një sipërmarrje aspak të zakontë

Që shumë të famshëm të kapitalizojnë emrin e tyre në industri të ndryshme ishte dëgjuar më parë, mirëpo industria që Mozzik zgjedhi tingëllon pak më e pazakontë dhe specifike.

Ai ka debutuar në industrinë e tabakos, dhe më specifikisht ka lansuar linjën e tij të shijeve për shisha, njofton Insajderi.

Së shpejti, shijet e reja që janë emëruar pas hiteve të tij – sa për të emëruar disa – si “Cocaina”, “Bonnie and Clyde” dhe “Ti Amo” do të lansohet në treg.

Mësohet se është bërë çdo gjë gati për lansimin në treg të shijeve të ndryshme të shishave të ideuara dhe konceptuara nga vetë Mozzik.

Janë krijuar shtatë shije të ndryshme dhe të personalizuara duke iu përshtatur preferencave të ndryshme dhe së shpejti do të nisë prodhimi i tyre.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)