Mozzik nuk është rikthyer me Loredanën, madje ai ka frikë të nis një lidhje të re

Mozzik nuk është rikthyer me Loredanën, madje ai ka frikë të nis një lidhje të re

Teksa të gjithë fansat po shpresonin që reperi Mozzik ishte rikthyer me Lorëdanën, ishte një postim i tij i fundit, që tronditi ata.

Ai jo që nuk është rikthyer me Loredanën, por ka shumë frikë të nisë një lidhje të re për faktin se personi tjetër nuk do të kuptojë që vajza e tij ka vendin e parë.

“Të gjithë shokët më thonë se kam nevojë për një të dashur, por unë jam një baba beqar. Kam frikë se s’do gjejë dikë që do kuptojë se fëmija im vjen i pari”, shkruan në potimin e tij në Instagram.

Fansat e dyshes që atëherë gjithnjë kanë dashur të kapin edhe detajin më të vogël, që ndoshta do të konfirmonte se dyshja prindër të një vajze kanë gjetur prapë rrugën për te njëri tjetri.

Por ndonëse se ndarja u konfirmua, pyetja është: a pati një divorc mes tyre?

Një detaj i vogël në një postim të reperes, na lë të kuptojmë se ata të dy nuk i janë nënshtruar asnjëherë procedurave të divorcit.

Para më shumë se një jave, Loredana udhëtoi Stambollit, dhe publikoi një foto të biletës së saj. Emri i mbajtësit shënon Loredana Aliu, që do të thotë ajo akoma ka mbiemrin e Mozzikut – Gramoz Aliut.

Kjo nuk është hera e parë që fansat kanë shkak të besojnë për një rikthim të tyre. Para disa javësh, Loredana kishte publikuar një video, ku shihet duke tymosur një cigare në makinë dhe në gishtin e saj ka një unazë martese.

Në anën tjetër, mediat gjermane raportojnë se dyshja po qëndrojnë bashkë në Gjermani. Së fundmi ata të dy bashkë organizuan edhe festën për ditëlindjen e dytë të Hanës, vajzës së tyre.

Para pak ditësh një intervistë për Prive, ai thotë se nëse do të kishte ndodhur një ribashkim mes tyre, një gjë e tillë nuk do të mbahej e fshehur nga publiku.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka uou”.

“Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, është shprehur reperi. /Insajderi.com