Mozzik pas ndarjes me Loredanën: Zoti nuk ka Instagram por më ndjek

Mozzik pas ndarjes me Loredanën: Zoti nuk ka Instagram por më ndjek

Emri i Mozzik është përmedur shumë shpesh në media këto kohët e fundit. Shkak është bërë ndarja nga ish-partnerja e tij, Loredana.

Por këtë herë ai na ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në ‘Instagram’.

“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka Instagram por Ai po më ndjek kudo,”-shkroi ai.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana.

Rreth ndarjes me Loredanën, Mozzik nuk ka dhënë ende asnjë koment. Kujtojmë se ishte Loredana ajo që konfirmoi ndarjen dhe e quajti veten nënë beqare.