
Reperi i njohur Mozzik, ish i dashuri i Loredanës, publikoi këngën e re “Baby”.
Kjo këngë vie pak pas dy projekteve të tjera, këngëve “Madonna” dhe “PP” me Kidën, të dyja këto u pritën jashtëzakonisht mirë nga fansat, raporton Insajderi.
Kënga e re është krejtësisht në gjuhën gjermane, për dallim të këngëve të tjera që ishin kryesisht në shqip, ose të kombinuara me gjermanisht.
Në videoklipin e këngës Gramosi, paraqitet herë si piktor, si nënpunës e si i dyshuar në hetuesi. Ky videoklip është realizuar nga produksioni Sekuencë Studio./Insajderi.com