Mozzik shjegon arsyen e largimit nga On Records

Mozzik shjegon arsyen e largimit nga On Records

“Dhelpra dinake” është kënga e tij më e re, një këngë e cila po komentohet shumë në rrjetet sociale

E pas promovimit të kësaj kënge, Mozzik është paraqitur sot në një intervistë në emisionin “Ndërrimi i natës”.

 

Mozzik përpos këngës ka folur edhe për fillimit e karrierës, sidomos për atë se si u rrit si artistë brenda On Records.

“Erdhi një kohë që s’mund të vazhdoja me atë menaxhment, dëshiroja të jem i pavarur, kanë prit prej meje që unë kam me i fy”, ka thënë Mozzik.

Megjithatë ai ka thënë se përkundër kësaj ka vazhduar që ti respektoj dhe ti uroj sukses atyre.

“Unë i respektoj, i uroi sukses, sa ishim bashkë kemi bërë punë të mirë. Kur jam larguar prej tyre ndoshta s’jam kon shumë i pjekur, por tash e shoh se është më mirë me punuar vet”.