Mozzik tregon se kur do të lansohet albumi i tij i ri

Mozzik tregon se kur do të lansohet albumi i tij i ri

Reperi i njohur shqiptar, Gramoz Aliu – Mozzik, ka konfirmuar se po sjell album të ri, i cili do të jetë solo.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë së mezi po pret që ta ndajë këtë album me fansat e tij.

“2022 album solo do të jetë, mezi po pres të ndaj me ju”, ka shkruar ai.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme dhe fansat e tij kanë shkruar së mezi po presin që të lansohet.

Ky album do të realizohet në bashkëpunim me producentin e njohur, Rzon.

Në anën tjetër, Mozzik këtë vite ka paralajmëruar lansimin e albumit me Loredanën të titulluar “No Rich Parents”.

Projekti i fundit i tij është “Mit Mir” i lansuar javë më parë./Insajderi.com