Mozzik takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK Kadri Veseli

Mozzik takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK Kadri Veseli

Reperi Mozzik para pak kohe filloi promovimin e albumit nëpër qytetet e Kosovës, gjë që u ndalua, për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, që është kundër preventivave lidhur me virusin Covid-19.

Sot ai ka vazhduar këtë ‘turne’ në zyren e presidentit Hashim Thaçi fillimisht  dhe duke vazhduar më pas te Kadri Veseli.

Lajmin për vizitën e ka dhënë vet  reperi, i cili ka postuar foto në InstaStory për të dokumentuar të dy takimet.

Mozzik nuk ka dhënë detaje se si ka shkuar takimi, por duket sikur qëllimi ishte dhurimi i albumit “Mozzart”.

“Faleminderit president,” thotë Mozzik në foton ku shihet ai dhe Hashim Thaçi  në zyrën presidenciale.

Pak minuta më pas, reperi ka trokitur në zyrën e liderit të PDK, për të cilin pat thënë se e ka idhull, Kadri Veselin.

Edhe Veseli e mirëpriti Mozzik dhe mori të njejtën dhuratë, albumin Mozzart./Insajderi.com