“Mr. Bean” akuzon serialin “Friends” për plagjiaturë

“Mr. Bean” akuzon serialin “Friends” për plagjiaturë
Burimi i fotografisë: NBC/ITV/GETTY

Janë dy nga shfaqjet më të dashura në botë, por Mr. Bean së fundmi akuzoi serialin hit të viteve të 90-ta “Friends” se vodhi një nga skenat me të njohura.

Sipas The Independent” ishte aktori që portretizon Mr. Bean, Rowan Atkinson ai që akuzoi serialin se vodhi një shaka nga shfaqja e tij, njofton Insajderi.

Në shfaqjen, me titull “Happy Birthday Mr. Bean”, Atkinson kujtoi një skenë të vitit 1992 nga shfaqja e tij komedi në të cilën personazhi shihet duke vrapuar me një gjel deti në kokë.

Gjashtë vjet më vonë, “Friends” e imituan drejtpërdrejt këtë shaka për episodin e tij të vitit 1996 ” The One With All The Thanksgivings”.

Skena paraqet Joey (Matt LeBlanc)  duke vrapuar furishëm rreth e rrotull me një gjel deti të mbërthyer në kokë.

Monica (Courteney Cox) shfaqet gjithashtu me gjel deri në kokë më vonë gjatë episodit.

“Kur bëmë filmin në vitin 1996, vendosëm që të vidhnim idenë tonë dhe të përdornim shakanë me gjelin e detit sërish”, tha Atkinson duke vazhduar, “Aso kohe edhe Friends po xhironte – dhe ata vodhën idenë”.

Atkinson tha se, për shkak të ripërdorimit të shakasë për aventurën e Mr. Bean në ekranin e madh, shumë njerëz atëherë supozuan se ishte e kundërta dhe se ai kishte vjedhur shakanë nga “Friends”. /Insajderi.com