“M’u duk si film pornografik”, Antonela komenton takimin e Sarës me Atdheun

“M’u duk si film pornografik”, Antonela komenton takimin e Sarës me Atdheun

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i vajzës së re, Sara me Atdheun. Takimi i tyre ishte shumë më ndryshe nga takimet e deri tanishme, njofton Insajderi.

Konkurrentët nuk e patën aspak problem të ishin të afërt me njëri tjetrin madje edhe të putheshin, ndonëse ishte takimi i parë.

Atdheu kërkoi të shikonte tatuazhin në shpinën e Sarës dhe i çoi bluzën.

Kur nisi komentimi i takimit në studio, Antonela e cilësoi si “film pornografik”.

“M’u duk si film pornografik. Ky i çoi këmbët, ajo tjetra i nxori sutjenat, nuk e di”, tha ajo.

Atdheu tregoi që i pëlqeu Sara dhe se ishte pak e vështirë ta zbërthejë.

Antonela vazhdoi: “Po e pamë, shumë vështirë”.

Atdheu ishte ai që ka rrëmbyer vëmendjen me t’u futur në emisonin “Përputhen”, ku në fillim kishte takimin me ish-konkurrenten Ana Lleshi./Insajderi.com