Muaji qershor, viti 2020: Shumë të famshëm shqiptarë u bënë prindër

Muaji qershor, viti 2020: Shumë të famshëm shqiptarë u bënë prindër

Muaji qershor i këtij viti paska qenë muaji i jetës. Shumë të famshëm shqiptarë u bënë prindër ose për herë të parë ose përsëri.

Madje, këtë muaj Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi edhe emrat më të shpeshtë bebeve për vitin 2019. Ç’koincidencë e ëmbël, vërtet!

Vetëm dje, u dha lajmi se producenti i njohur shqiptar Arbër Gjikolli – që të gjithë e njohim si Big Bang – dhe gruaja e tij, Blerina Bokshi u bënë prindër për herë të parë. Me 26 qershor 2020, në jetë erdhi një djalë që e quajtën Titan.

Para dy ditësh, edhe aktorja e njohur Fiona Gllavica që u bë e famshme me rolin e Pajtesës në serialin vendor, “Çka ka shpija”, u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Arbnor Pacolli mirëpritën në jetë një vogëlush me datë 25 qershor dhe e quajtën Lekë.

Me 18 qershor, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vogëlushe me emrin Emi.

View this post on Instagram

Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone @besnikkrapi ❤️ Isha shume me fat qe gjate gjithe shtatezanise u ndoqa dhe solla ne jete kete mrekulli tek @spitalihygeiatirane, me kushtet dhe stafin me te mire dhe pike! Mirenjohje🙏🏻 U ndoqa nga doktoresha me e mire e Hygeas dhe ne bote☺️ qe ma ka bere te lehte e te bukur cdo etap te kesaj periudhe, Kristina Kosta.Doktoreshe Kristina, je fantastike, si mjeke dhe si njeri❤️ Faleminderit Aferdita, Moza e te gjithe doktoreshat,mamite e ketij spitali, qe me ndihmuan ne lindjen natyrale. Por mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Një tjetër cift rishtaz të martuar, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë këtë qershor. Çifti u lindi djalë me datë 4 qershor që i lanë emrin Krid. Gjithsesi, çifti kanë preferuar të mos zbulojnë ende portretin e vogëlushit.

Në ditën e fëmijëve, me 1 qershor, këngëtarja Ryva Kajtazi u bë sërish nënë. Ajo mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë, një vogëlush që e quajtën Fron.

Njomza Aliu, prezantuesja e njohur e programit ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova, mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo solli në jetë një vogëlush me 14 qershor, dhe i la emrin Zgjim.

https://www.instagram.com/p/CBa_HH3FNFY/?utm_source=ig_web_copy_link

Edhe personaliteti televiziv, Alba Cocaj, që u bë e njohur fillimisht si banore në Big Brother 8, u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi një vajzë me datë 20 qershor, që i lanë emrin Sofia. Ajo disa ditë para se të lindte, kishte ndarë me të gjitha nënat që i druheshin lindjes, disa teknika që po e ndihmonin atë të përballonte procesin e lindjes.

View this post on Instagram

Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia 🙏🏻❤🎀 Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë. Falë përkushtimit dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit "Koço Gliozheni", falë mamive Nina, Moza dhe pjesës tjetër, gjithçka shkoi perfekt dhe u jam pafund mirënjohëse. Faleminderit dhe mjekut tim të besuar, Helidon Klosi, i cili e bëri rrugëtimin tim dhe të Sofias më të lehtë e më të bukur. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit ❤🙏🏻 Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës 👨‍👩‍👧❤ #SofiaDashuria 🎀 #family ❤👨‍👩‍👧

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on

Ndonëse shtatzëninë e saj nuk e kishte bërë publike, ish-Miss Universe Kosova 2009, Marigona Dragusha me datë 18 qershor dha lajmin se është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vogëlush me emrin Leka.

View this post on Instagram

Another blessing❤️ my baby Leka

A post shared by Marigona Dragusha Rama (@gonadragusha) on