“Mund ta marrë burrin kur të dua” video e Beatrixit bëhet virale në Tik Tok, etiketohet Bora

“Mund ta marrë burrin kur të dua” video e Beatrixit bëhet virale në Tik Tok, etiketohet Bora

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë kryetema e mediave rozë, për shkak të raportit të tyre që kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata ditëve të fundit janë parë shumë të afër madje kanë ndarë edhe dushin e njëjtë.

E gjithë kjo po konsiderohet si “tradhti” ndaj moderatorës, Bora Zemani  për shkak se Donaldi kishte deklaruar që ende ka ndjenja për të dhe raportin e tyre do ta rishikojnë pas daljes nga Big Brother VIP.

Fansat e këtyre të fundit kanë pushtuar rrjetet sociale më fotografi dhe video të trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Madje atë së fundit kanë përdorur një video të publikuar nga Beatrix në “Tik Tok”, e cila ishte virale në atë kohë më këngën “Take your man”.

Në video thuhet “Mund ta marrë burrin kur të dua” e që fansat e kanë shpërndarë duke etiketuar ish të dashurën e Donaldit, Bora Zemani./SHQIP.com