Regjisori fitues i Oskarit, Oliver Stone mori një vaksinë të Coronavirusit në Rusi – edhe pse ai është më shumë se një dekadë më i vjetër se mosha maksimale e rekomanduar për vaksinën – dhe thotë se ai është i habitur që njerëzit janë treguar skeptikë, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.
Ai e quajti vaksinën ruse si një vaksinë shumë të mirë, ndonëse për 74-vjeçarin mund të jenë një inokulim i rrezikshëm.
“Unë kam dëgjuar gjëra të mira për vaksinën ruse”, tha ai për Associated Press. “Duhet të marr një të dytë në 45 ditë”.
“Kam shpresë”, ai. “Është një vaksinë shumë e mirë. Nuk e kuptoj pse po injorohet në perëndim”.
Stone e quajti gjithashtu çmenduri që SHBA nuk i besojnë vaksinës ruse. /Insajderi.com