
Së fundmi, me anë të disa postimeve në SnapChat, Enca bëri të ditur që ka hapur një llogari në platformën për të rritur, “Only Fans”, njofton Insajderi.
OnlyFans është një lloj i mediave sociale, sikur Instagrami, YouTube dhe Facebook. Por për dallim prej këtyre rrjeteve sociale të cilat nuk lejojnë materiale me përmbajtje eksplicite dhe seksuale, OnlyFans i lejon të gjitha këto.
Kjo është një platformë shërbyese ku krijuesit fitojnë para nga përdoruesit, të cilët e paguajnë një anëtarësim mujor, për të pasur qasje në postimet ekskluzive.
Edhe këngëtarja, planifikon të bëjë të njëjtën gjë në këtë platformë, dhe postimi i fotografisë së parë është një tregues i qartë i përmbajtjes që ajo do të ndajë.
“Anëtarësohuni në ‘Only Fans’ tim para se të ndërrojë mendje” shkruan ajo në postimin e saj./Insajderi.com