Moderatorja e njohur, Bora Zemani dhe aktori, Donal Veshaj ka tashmë disa muaj që ata janë ndarë, por pavarësisht ndarjes ata janë duke u përfolur në media për shkak të raportit të tyre.
Së fundi Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” dhe aty nuk po heziton të tregoi detaje nga jeta e tij private.
Ishte gazetarja, Paloma ajo e cila i bëri pyetje për marrëdhënien me Borën si dhe cila ishte arsyeja e ndarjes mes tyre.
Ai tha se të dy kanë qenë xhelozë duke treguar që çdo herë e kanë mbështetur njëri-tjetrin.
I pyetur nëse do të këtë një ribashkim në mes të ish-çiftit ai nuk dha ndonjë përgjigje të qartë.
“Po nuk ta them dot, mbaroi intervista”, ka pohuar ai duke mos dashur që të deklarohet më shumë.
Biseda:
Paloma: As xhelozia?
Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.
Paloma: Ti e vuan tani?
Donaldi: Jo…tani jo.
Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…
Donaldi: Jo, jo.
Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.
Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)
Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?
Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?
Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.
Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?
Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.
Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?
Donaldi: Mbaroi intervista, duke mos dashur të thotë asgjë më shumë./Insajderi.com