Mundëset e famshme – motra binjake – zbulojnë emrat e foshnjave të tyre

Mundëset e famshme – motra binjake – zbulojnë emrat e foshnjave të tyre

Kjo është vetëm një koincidencë, sepse nuk është e mundur që një shtatzëni të planifikohet, e aq më pak për motrat binjake, mundëset e famshme të WWE, Bri dhe Nikki Bella.

Të dy motrat u bënë nëna brenda dy ditësh. Foshnjat e tyre kanë vetëm një ditë diferencë, njofton Insajderi.

Brie Bella dhe partneri Daniel Bryan ishin të parët që ndanë lajmin e ëmbël, pastaj edhe NIkki Bella me të fejuarin e saj, valltarin profesional, Artem Chigvintsev, ndanë me ndjekësit e tyre lajmin se ishin bërë prindër.

Motrat Bella lindën djem të bukur fëmijë më 31 korrik dhe 1 gusht, dhe tani ata po ndajnë fotografitë e para dhe emrat unikë që zgjodhën për djemtë e tyre.

Në Instagram, Brie postoi fotografi të fotosesionit që ajo bëri me Nikki për People dhe shkroi,  “Më shumë fotografi do vijnë nga Buddy ynë i ëmbël, Buddy Dessert Danielson. Emërtuar pas babit të Bryan dhe emri i tij i mesëm është i shqiptuar Dessert pas emrit të vajzës sime Nana. Ai erdhi në jetën tonë në një mënyrë kaq të veçantë që ne donim ta emëronim atë pas disa njerëzve të veçantë”.

Nikki, nga ana tjetër, ndau një fotografi të djalit të saj të vogël, i shtrirë në gjoks dhe pati një qasje më të thjeshtë për të zbuluar emrin e tij. Ajo shkroi, “Matteo Artemovich Chigvintsev 7/31/2020, 3.2 kg, 50.16 cm”. /Insajderi.com

Burimi: People