Mundësi dhe aktori i famshëm ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Mundësi dhe aktori i famshëm ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

Stevie Lee, një mundës profesionist i njohur si “Puppet The Psycho Dwarf” i cili luajti në filmin “Jackass 3D”, ka vdekur. Ai ishte 54 vjeçar, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Lee vdiq të mërkurën në mëngjes nga një sulm i papritur në zemër në shtëpinë e tij, konfirmoi shoku dhe kolegu i tij në mundje Jacob “Turtle” Colyer për CNN.

“Ai është djali më i mirë që kam njohur ndonjëherë”, tha Colyer. “Ai e shijoi jetën, dhe ashtu ishte. Ai jetonte cdo moment”.

Para aktrimit, Lee u bë i njohur në qarkun e mundjes, dhe Colyer tha që Lee ndryshoi plotësisht sportin e “Midrest Wrestling”. Më parë, tha ai, liga u pa si një shaka, por Lee ishte një pjesë integrale e ndryshimit të gjithë kësaj. /Insajderi.com