Murati u përgjigjet akuzave se do të bëhet baba

Murati u përgjigjet akuzave se do të bëhet baba

Në mediat rozë së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se konkurrenti i “Për’puthen”, Murati është i lidhur jashtë emisionit dhe se është në pritje të një fëmije, njofton Insajderi.

Madje, u tha se vajza me të cilën ai bashkëjeton është ortakja e tij, me të cilën ka hapur një biznes.

Por, në puntatën e së premtes konkurrenti nga Turqia i ka hedhur poshtë të gjitha.

“Nuk është e vërtetë, nuk e di se kush po i zgjedh këto lajme. Ka dalë mes meje dhe asaj vajzes që e kam ortake, edhe ajo është e shqetësuar për këtë muhabet dhe do thoja që këto gjëra nuk janë të vërteta”, u shpreh ai.

Ndërsa, i pyetur se kush mund t’i përhap këto thashetheme, kokurrentja tjetër, Antonela duke qeshur tha “Mos e ka shpik Sindi”./Insajderi.com