
Muret jashtë pronës së Elvis Presley-t, Gracelande, në Memphin janë bërë me grafiti nga vandalët gjatë ditës së diele, me fraza si “BLM” dhe “Pa drejtësi nuk ka paqe”.
Graceland është vendi ku ndodhet vila e legjendës së muzikës rock Elvis Presley, shkruan Fox5ny, raporton Insajderi.
Skena The Levitt Shell, ku Presley ka mbajtur koncertin e tij të parë të paguar, është vandalizuar me mesazhe të ngjajshëme. Përfaqësues të Graceland nuk kanë dhënë koment lidhur me grafitin.
Crews are cleaning up after someone spray painted the walls of Graceland with messages like “Defund MPD” “Arrest Breonna Taylor’s murderers” and “BLM” and more. I’ll give you a live look on @FOX13Memphis midday. pic.twitter.com/iggrafPLb8
— Shelia O'Connor FOX13 (@SheliaOConnor) September 1, 2020
Reporterja Shelia O’Connor ka postuar në Twitter fotografi nga muret e dëmtuar, ku përfshihen edhe mesazhet për vdekjen e Breonna Taylor, e cila është vrarë në Louisville, kur policia kishte hyrë në shtëpinë e saj pa urdhër kontrolli.
“Muret janë duke u pastruar, pasi dikush ka shkruar me ngjyra në muret e Graceland me mesazhe si “Defund MPD”, “Arrest Breonna Taylor’s murders” dhe “BLM”./Insajderi.com