Muzeu ‘Luvri’ në Paris thyen rekord turizmi falë Beyonce-s

Muzeu ‘Luvri’ në Paris thyen rekord turizmi falë Beyonce-s

Muzeu më i popullarizuar në botë, Luvri i Parisit, kishte më shumë se 10 milionë vizitorë në 2018. Ky rekord i atribuohet pjesërisht Beyonce.

Sipas mediave numri prej 10.2 milionë vizitorë u rrit për shkak të videoklipit të Beyonce, që u realizua mes pikturave dhe skulpturave të Luvrit. Muzeu gjithashtu përmendi të enjten, si suksesin e Luvrit, ekspozitën e mjeshtrit francez, Delacroix.

MUZEU I LUVRIT NË PARIS THYEN REKORDIN: 10 MILIONË VIZITORË NË 2018-N

Videoklipi i Beyonce dhe bashkëshortit të saj Jay Z, ku u shfaq Mona Lisa dhe vepra të tjera me famë botërore, është parë mbi 146 milionë herë në YouTube. Muzeu vuri në dukje një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve të huaj, që përbëjnë 3/4 e numrit total të vizitorëve, që janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Kina, vendet e tjera evropiane dhe Brazili.

Turizmi në kryeqytetin francez është rimëkëmbur që prej viti 2017 pas pësoi një rënie të madhe pas sulmeve terroriste të vitit 2015.