
Nëse po e lexoni këtë lajm e i keni ca vjet mbi supe, e dini që Marylin Monroe ishte “sex symbol” i kohës së saj.
Ekuivalenti i Monroe, tani është Kim Kardashian.
Amerikanja me origjinë armeniane, ka krijuar standart të ri bukurie në botë, duke qenjë një influencuese me shumë peshë për vajzat e reja – por besa edhe për djemtë.
Kontura, trupi në formë ore të zallit, hundë e vogël e buzë të fryera, janë tiparet që tani për tani konsiderohen “të bukura” edhe nga industria e modës por edhe nga ne “njerëzit e thjeshtë”.
Dhe Kim Kardashian, me bark të sheshtë e vithe të gjera – proporcione ekstravagante – po që e qeras veten ndonjëherë me petulla.
Por jo vetëm petulla.
Madje petulla të lyera me çokollatë…
Ajo së fundmi është kujdesur për nipin e vet, dhe ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet duke ngrënë një petull. Sikur të mos kishte “zarar” prej saj.
Pavarësisht se punë e ka të duket bukur e në formë, Kardashian sapo na e tha që “tradhtia” në ushqim, edhe bën të ndodh.
Duke u munduar të jemi sa më fit dhe të shëndetshëm, harrojmë nganjëherë që jeta është shumë e shkurtër të hamë vetëm gjëra të “gjelbra”.
Prandaj, nëse edhe Kim Kardashian ia lejon vetes ndonjë petull, pse ne të mos e bëjmë? /Insajderi.com