“Na more fytyrën” – Roza Lati vendos t’i kthejë borxhin gazetarit në mes të emisionit

“Na more fytyrën” – Roza Lati vendos t’i kthejë borxhin gazetarit në mes të emisionit

Gazetari i njohur, Eraldo Rexho, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin, “Why Not”. Gjatë bisedës në studio, moderatorja Roza Lati u shpreh se e konsideron atë si një mik shumë të mirë, i cili i është gjendur pranë në çdo moment.

Madje Roza zbuloi edhe një “sekret”. Ajo tha se para disa kohësh i ka marrë 1000 lekë borxh dhe se nuk ka patur mundësi që t’ia kthejë, pasi nuk janë takuar shpesh. Lati e habiti Eraldon kur ia dha borxhin në studio.

“Nuk jemi takuar shpesh, por nga hera e fundit që kemi qenë bashkë unë të mora disa lekë borxh ty. Meqë të kisha të ftuar, se si dihet kur të takoj prap se je i angazhuar, është momenti këtu në “Why Not”, të paktën të të kthej borxhin”, tha Roza.

“Na more fytyrën, e sigurt që nuk është një borxh i madh, por do ta zbulojmë se çfarë borxhi është”, u shpreh Eraldo. Më pas moderatorja e falenderon që i është gjendur pranë në ato momente dhe tani duhet që t’ia kthejë.

“Rëndësi ka që i mban mend borxhet. Sikur të gjithë të ishin kaq të përgjegjshëm do ishte shumë mirë!”, ia kthen gazetari i njohur.