
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të këndshmë nga një fushë me tulipanë në Hollandë, duke i përshëndetur të gjitha femrat e duke i dhuruar secilës virtualisht nga një trëndafil.
Mirëpo, në videon e publikuar, njëra prej ndjekëseve e kritikon Alketën të mos këpus trëndafila pa leje, sepse po turpëron Shqipërinë.
“O Alketa më fal, por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty? Prandaj Hollanda do të na i heqi vizat, se ju s’keni turp. Na turpëruat!”,- i shkruan ndjekësja të cilës Alketa ia ka kthyer.
“Ik ha një çokollatë, se kam marrë leje unë për foto edhe për këto lulet. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo. Mos ki merak”.- i shkruan Alketa ndjekëses në komentin i cili s’dihet se për cilën arsye u fshi nga postimi i moderatores.