“Narcist” Tuna thumbon Patrisin

“Narcist” Tuna thumbon Patrisin

Patris Berisha dhe Altuna Sejdiu ka muaj që i kanë dhënë fund martesës së tyre, dhe kjo e fundit ka vazhduar jetesën në Shkup tek familja e saj.

Për shkaqet e ndarjes dyshja nuk kanë treguar asnjëherë, por ndarja është kuptuar nga poste të artistës e cila ka hedhur kunja drejt sih-të dashurit.

Së fundmi artistja ka bërë një postim që dyshohet të jetë një thumb drejt ish-bashkëshortit.

Ajo ka shkruar në InstaStory: “Nëse doni një përgjigje të vërtetë nga një narcist, pyeteni se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata në fakt po përshkruajnë veten e tyre”.

Ndërsa, këngëtarja para disa ditësh ka postuar imazhe duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë duke sjell në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Zen. /Insajderi.com