Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, atori Naser Rafuna ka adresuar një problem sa i përket teatrit të Prishtinës.
Ai tha se nga të gjitha qytetet që kanë përzgjedhur trupat rezident të aktorëve në teatro, Prishtina nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, njofton Insajderi.
Si rrjedhojë, ai kërkon nga kryetari i kryeqytetit të zbatojë ligjin, po njëjtë ashtu përmend edhe ministren, Vlora Dumoshin.
Më poshtë shkrimi i plotë (i paredaktuar) i aktorit.
“Teatri i Kryeqytetit-në Kollaps.
I vetmi kryeqyteti ynë Prishtina, nga të gjitha qytetet (Prizren,Gjilan,Pejë,Mitrovicë, Podujevë,Ferizaj etj.) të cilën i kanë përzgjedhur trupat rezidente të aktorëve në teatro të qyteteve të lartëpërmendura, Prishtina është e vetmja që pas shumë kërkesash nëpër vite ,kërkesa të aktorëve ( në disa sish përpilues nga vet unë)ENDE nuk e ka zbatuar si të tjerët qytete Ligjin 04L/106 për Teatrin, Rregullorën 5/2015 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit të Aktorëve të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve dhe Statutin e Teatrit të Kryeqytetit, Statut ky i miratuar me bazë të dispozitave të Ligjit nr. 03/L – 040, për Qeverisje Lokale dhe ),të dispozitave të Ligiit O4/L – 106 për Teatro.
I nderuari Kryetar i Prishtinës zotëri Shpend A.Ahmeti, ju lutemi që sa më parë ta zbatoni Ligjin e lartëcekur ashtu siç bën kryetarët e komunave tjera , pra ta zbatoni Legjislacionit në fuqi që është Detyrim dhe Obligim nga ana juaj dhe e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës. Poashtu e nderuara Ministre në MKRS,znj.Vlora Dumoshi, ju lusim ta zbatoni legjislacionin në fuqi edhe për aktorët rezident në Teatrin Kombëtar ku numri i tyre është i papërmbushur. Ju falemnderit.
P.S.: E dijmë tendencën tuaj dhe mundin për ta realizuar këtë obligim ligjor, por besojmë se tani duhet të përfundoj së realizuari me sukses,brenda këtij viti”. /Insajderi.com