Naser Rafuna rrëfen kohën kur shpëtoi nga breshëritë e plumbave të policisë serbe – ishte vetëm 17 vjeçar

Naser Rafuna rrëfen kohën kur shpëtoi nga breshëritë e plumbave të policisë serbe – ishte vetëm 17 vjeçar

Në një foto që ndau në llogarinë e tij në Instagram, Naser Rafuna është vetëm 17 vjeçar e me flokë të gjatë, siç ‘ishte moda asokohe’, njofton Insajderi.

Por ky postim nuk ishte vetëm një foto nga arkiva e kujtimeve; aktori rrëfeu për kohën kur ai dhe një shoku i tij ishin rrahur nga policia serbe, dhe kujton se njëri nga ata zotonte mirë gjuhën shqipe – në fjalët e aktorit – fliste shqipen ‘fenomenal’.

“Ky ka qenë viti kur lexojsha me hy ne provim pranues ne Fakultetin e Arteve në Aktrim. Ka qenë koha kur isha fans i Deep Purple, AC/DC, The Doors por edhe i Tupac Shakur,The Prodigy, Nina Simone,pra koktell. Si 17 vjegar, e mbaj në mend ku afër ( mbrapa)Radios së Kosovës,pra kjo kohe,isha vet i dyti,më patën rrah policia serbe (1 me uniforme dhe 2 civil ) njeri nga ta fliste shqip fenomenal. Pa arsye, veq pse kaluam andej, tre shuplaka te fuqishme dhe një shkelm”, fillon shkrimin aktori.

Rafuna dhe shoku i tij kishin arritur të iknin, por paramilitarët serbë i kishin sharë nga largësia, gjë që nxiti ata të nisnin zjarr plumbash drejt djemve. Një ngjarje e tillë ishte raportuar edhe në media si “Breshëri plumbash në Prishtinë në mes të ditës”. Djemtë më pas kishin gjetur strehë në banesën e një familjes aty afër tek Radio Prishtina.

“Pastaj nga nje largesi i kemi shajte,dhe na e kane drejtu automatikun e na kemi ik pas banesave dhe per kete gjuajtje pat shkru edhe gazeta ne ate koh, “Bresheri Plumbash në Prishtinë në mes të dites” Prej frikës,mos janë duke ardhe mbrapa,jemi fut në një hyrje banese pak me larg dmth te Komiteti dhe kemi pa emrin ne dere: Esat ( mblemri sme kujtohet), kemi trokit ne dere,e hapi deren nje grua. Po na njekin policia e shkive i thamë,na pyti ku janë, i thamë te Radio Prishtina. Na futi brenda, u ulëm dhe kishte dy femije vajza. Na dha uje dhe na tha,mos ua nin dhe na buzeqeshte që me na hjek friken. Kemi bisedu me shtepi me telefon pa ju kallxu cka ka ndodhe Me pas i erdh burri, ishte profesor. Kushtet llom, hangrem qorbe me patate, bukë te gatume e me djath feta, ne kuti letre qe blihej si djathi ma i lire. Insistojshin me nejt aty ate nate po na,kur ra terri, i falemnderum dhe u larguam pasi qe ma dha ai burri nje setër, qe se paku mos me na majt në mend e u doksha si palaqo. Paramendo nje 17 vjeqar me seter te nje 50 vjeqari”, vazhdon rrëfimin aktori.

“Kjo foto, me kthej ne kete kujtese emocionale, pra fotot dhe ererat e parfumave me kujtojne kohen,momentin dhe njerezit. Prandaj,armiku eshte armik dhe me nje fjale. jemi rrit ne traume psikike e mendore prej tyre. P.S : Ne Foto i pata imitu reagimet e kush me pat fotografu ( patem kesh kogja- Koha e Coronados e Lovisna haha. Perndryshe dikur, kshtu ishte moda e flokeve,spaku ne Kryeqytet)”, përfundon aktori shkrimin e tij në Instagram. /Insajderi.com