
Në të kaluarën Kanye West ka gjetur frymëzim muzikor në vende si Hawaii dhe Paris. Sipas TMZ, ai tani po inspirohet në malet e Wyoming, në SHBA.
Reperi ka qëndruar atje për me shumë se një javë. Kjo shpjegon edhe mungesën e këngëtarit nga publiku.
West nuk ka performuar që nga nëntori i vitit të kaluar dhe që atëherë është larguar nga publiku.
Së fundmi, ai nuk ka marrë pjesë në Met Gala dhe ai po ashtu ka fshire llogarinë e tij të Instagram-it dhe Twitter-it.
Megjithatë, duket se reperi West është duke u përqendruar vetëm në albumin e tij të ardhshëm, pas vazhdimit të shitjes së albumit “ Life of Pablo”.
West u deklarua se projekti i tij i ardhshëm do të titullohet “Turbo Grafx 16”, megjithëse është e paqartë nëse kjo ende qëndron./Insajderi.com