Ndahet nga jeta në moshën 37 vjeçare aktorja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 37 vjeçare aktorja e njohur

Aktorja dhe modelja e njohur kanadeze, Stefanie Sherk,  ka ndërrua jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare para disa ditësh.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, bashkëshorti i saj Demian Bichir, dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Stefanie duke sqaruar edhe shkakun e vdekjes.

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore.

Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen. Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”- shkruan ai në statusin e tij në Instagram.