Ndahet nga jeta reperi i njohur

Ndahet nga jeta reperi i njohur

Reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare, njofton Insajderi.

Lajmi u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një video në llogarinë e tij në Instagram.

“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. “Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”.

Ai shtoi, “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.

Miku i tij, Mark kishte bërë javën e kaluar një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’. /Insajderi.com