Ndahet një tjetër çift i njohur i shoubizit

Ndahet një tjetër çift i njohur i shoubizit

Ylli i “How I Met Your Mother”, Jason Segel dhe Alexis Mixter i kanë dhënë fund lidhjes pas 8 vitesh, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Artistja 30 vjeçare, ndau lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan se vendimi ishte marrë si i përbashkët tash e ca kohë.

“Ne kemi marrë vendimin para disa kohësh, për të lejuar njëri tjetrin të rritet larg kësaj lidhjeje”, shkroi ajo.

Aktori, 41 vjeçar, akoma nuk ka reaguar për ndarjen tashmë të konfirmuar të çiftit.

Duke kumtuar lajmin e ndarjes, Mixter ndau edhe një fotografi të çifti ku shihen të mbështetur ballë me ballë.

“Kjo është një fotografi e dy miqve të ngushtë”, nisi ajo shkrimin e gjatë.

Çifti nisën lidhjen në vitin 2014 dhe bënë debutimin në tapetin e kuq në vitin 2016. /Insajderi.com