Ndarja nga Mozzik ka ndihmuar Loredanën në këtë sukses

Ndarja nga Mozzik ka ndihmuar Loredanën në këtë sukses

Loredana Zefi ka qenë padiskutim një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë shqiptare dhe jo vetëm gjatë këtij viti.

Pas shumë e shumë aludimesh, reperja e pranoi publikisht se ajo dhe reperi Mozzik nuk janë më çift dhe tashmë do i përkushtohet muzikës dhe rritjes së vogëlushes Hana.

Ndoshta s’do donim të ishim në vendin e reperes, por këto ngjarje i kanë shërbyer pak për mirë dhe ne po e lidhim me Instagramin e saj.

Gjatë kohës kur ndodhi skandali në Zvicër, Loredana numëronte 1.2-1.3 milion ndjekës në këtë rrjet social, ndërkohë që tani ka kapur një shifër vërtetë të lartë, pikërisht mbi 2.1 milionë të tillë.

Ndoshta s’janë vetëm këto ngjarje të bujshme, por edhe këngët e suksesshme ato që i kanë rritur famen, por me të vërtetë Loredana tashmë është bërë një emër shumë popullor si në vendin tonë, ashtu edhe në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.

Tashmë Enca nuk është më e vetme si VIP-ja shqiptare me më shumë ndjekës në Instagram.