Ndër përkrahësit për tu bërë President i Amerikës, Kanye West ka një shqiptar famëkeq

Ndër përkrahësit për tu bërë President i Amerikës, Kanye West ka një shqiptar famëkeq

Ish-drejtori farmaceutik tashmë i burgosuri, Martin Shkreli mbështeti reperin e famshëm Kanye West në garën presidenciale të vitit 2020. Ai madje thotë se është i gatshëm të “ekuilibrojë buxhetin” në administratën e ardhshme të West, shkruan RT, transmeton Insajderi.

Pharma Bro' Martin Shkreli 'delighted' by verdict in securities ...

Përveç tij, reperi ka në krah edhe shkencëtarin Elon Musk.

West ka “marrë miratimin dhe votën time”, shkroi Shkreli në një email, të cituar nga Gundway Pundit. “Yeezy për President”, shkroi ai, duke e quajtur reperin me një nga pseudonimet e tij.

“Unë jam në dispozicion për sekretarin e thesarit ose kryetarin e rezervës federale. Unë menjëherë mund të balancoja buxhetin dhe të rivendosja e stabilitetin në bilancin amerikan, të mbushur me borxhe dhe shpenzime të pamenduara”, ishte shprehur Shkreli.

Është e paqartë se sa i vendosur është Shkreli për të kërkuar një pozicion qeveritar. Zgjedhja e tij për të mbështetur reperin nuk është befasuese, megjithëse pasi Shkreli ka shprehur dashurinë e tij për hip hopin në të kaluarën, madje bleu një album të rrallë Wu-Tang Clan në një ankand. Ai gjithashtu një herë i ofroi West-it 10 milionë dollarë për të lëshuar albumin e tij për vitin 2016 “The Life of Pablo”, “vetëm” për të.

Shkreli aktualisht është duke vuajtur një dënim shtatë vjeçar në një burg federal pasi u dënua në vitin 2017. Në maj, ai bëri apel për lirim të parakohshëm, duke argumentuar se ai mund të punonte në një trajtim për coronavirus, por u refuzua.

Shkreli bëri bujë në vitin 2015 kur firma e tij mori në pronësi ilaçin jetik anti-parazitar Daraprim, dhe ngriti menjëherë çmimin e tij nga 13.50 dollarë një pilulë në 750 dollarë. Kjo rritje e cmimit shkaktoi reagim të gjerë në media dhe në internet kundër biznesmenit. /Insajderi.com