
Xhirimet për The Batman janë pezulluar përsëri, disa ditë pasi rifilluan pas bllokimit të Coronavirusit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Pauza në filmim, e konfirmuar nga Warner Bros, është për shkak se aktori kryesor Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv për virusin, sipas mediave amerikane.
Warner Bros tha se një anëtar i ekipit të prodhimit ishte duke u vetë-izoluar, por nuk tha kush.
Xhirimet filluan në Glasgow më herët këtë vit por u ndaluan për shkak të pandemisë.
Një zëdhënëse e studiove tha: “Një anëtar i produksionit Batman ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe po izolohet në përputhje me protokollet e vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht”.
Vanity Fair tha se aktori britanik Pattinson, 34 vjeçar, kontraktoi virusin disa ditë pasi xhirimet rifilluan pranë Londrës, pas një vonese gjashtë muajsh për xhirimet. /Insajderi.com