Ndërron jetë instrumentisti dhe profesori shqiptar

Ndërron jetë instrumentisti dhe profesori shqiptar

Kornisti shqiptar, Andrea Canaj ka ndërrur jetë dhe lajmin për publikun e konfirmoi edhe Filharmonia e Kosovës me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të Facebook, njofton Insajderi.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit shumëvjeçar të Filharmonisë së Kosovës, kornistit Andrea Canaj. Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve. Prehu në paqe Andrea!”, shkruhet në postimin e ndarë.

Cana ka mbaruar studimet në Universitetin e Arteve në vitin 1986 me pedagogun “Dhimiter Gjergji dhe Kristofor Qorri”.

Ai vazhdoi specializimin e tij me pedagogun e famshëm, “Andrie Van der Ween” nga Holanda.

Gjatë karrierës së tij ai ishte kornisti kryesor në Orkestrën “Opera dhe Baleti Kombëtar” dhe në Orkestrën e Televizionit Kombëtar të Radios.

Artisti ka drejtuar kasën e konistëve në Konservatorin e Epirit në Janinë, Greqi (1999-2004).

Që nga viti 1993 ai ishte pedagog në Universitetin e Arteve në Shqipëri dhe në Fakultetin e Arteve “Hasan Prishtina” në Kosovë. /Insajderi.com