Ndërron jetë këngëtari i njohur – Ismet Bogujevci

Ndërron jetë këngëtari i njohur – Ismet Bogujevci

Këngëtari i njohur, Ismet Bogujevci, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar djali i të ndjerit përmes një postimi në Facebook.

Përveç njoftimit se i ati ka ndërruar jetë më datë 13 maj, i biri i Bogujevcit nuk bëri të ditur detaje lidhur me ceremoninë mortore.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot me 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë. Babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë s’do të shuhen”, ka shkruar ai. /Insajderi.com