Ndërron jetë një nga stilistët më në zë në botë

Ndërron jetë një nga stilistët më në zë në botë

Kreatori i famshëm Alber Elbaz i njohur për rinovimin e tij spektakolar të shtëpisë së modës franceze ”Lanvin” nga viti 2001 në vitin 2015, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Vdekja e tij u konfirmua nga Financière Richemont, partneri i tij i ndërmarrjes së përbashkët në AZ Factory, ndërmarrja e tij e fundit dhe shumë e suksesshme në fushën e modës.

“Nuk humba vetëm një koleg, por edhe një mik shumë të shtrenjtë.”- u shpreh Richemont për të ndjerin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së legjendës së modës. /Insajderi.com