Ndërron jetë prezantuesi ikonik amerikan me prejardhje shqiptare

Ndërron jetë prezantuesi ikonik amerikan me prejardhje shqiptare

Prezantuesi legjendar Regis Philbin ka ndërruar jetë ditën e premte (24 korrik) në moshën 88 vjeçare, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se i dashuri ynë Regis Philbin ndërroi jetë, natën e kaluar për shkaqe natyrale, pranë ditëlindjes së tij të 89-të. Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të, për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për ta kthyer çdo ditë, në diçka për të cilën ja vlente të bisedoje. Falënderojmë fansat dhe admiruesit e tij për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare dhe kërkojmë privatësi për të vajtuar humbjen e tij”, thuhet në deklaratën e familjes dhënë për CNN.

Philbin ka qenë prezantues i një sërë emisionesh televizive, mes tyre dhe “Who wants to be a millionaire”. Ai është nominuar për 37 çmime “Daytime Emmy”, prej të cilave fitoi 6, ndërsa në vitin 2008, mori çmimin ”Lifetime Achievement”.

Regis Philbin with new host, Kelly Ripa, in 2001

Philbin mban rekordin botëror, si prezantuesi me më shumë orë në televizionet amerikane, sipas Guiness World Records, më shumë se 16.700 orë live – dhe kështu fitoi epitetin si “punëtori më i madh i industrisë së argëtimit”.

Regis Philbin, longtime morning show and 'Who Wants to Be a Millionaire'  host, dies at 88 | Fortune

Dhjetw vjet më parë, teksa intervistonte Kara DioGuardi, muzikanten shqiptaro-amerikane, Philbin foli për origjinën e tij në emision. Ai u shpreh:

“Siç të kam thënë për vite me radhë (drejtuar koleges së tij), nga ana e mamasë origjina ime është shqiptare. Në u dëbuam nga Shqipëria, kaluam Adriatikun dhe u vendosëm në Itali, në një fshat të vogël që quhej Greçi. Kështu nisi gjithçka aq shumë kohë më parë dhe një ditë, papritur, kjo vajzë e bukur (referuar DioGuardi-t) më thotë se jemi kushërinj.” /Insajderi.com