Ndërron jetë ylli i Youtube – 19 vjeçar, baba i dy fëmijëve

Ndërron jetë ylli i Youtube – 19 vjeçar, baba i dy fëmijëve

Landon Clifford, babai i dy fëmijëve të vegjël dhe një nga yjet e emisionit në YouTube “Cam & Fam” ka vdekur në moshën 19 vjeçare sipas një postimi të fundit në Instagram të ndarë nga bashkëshortja e tij, Camryn, njofton Insajderi.

Camryn, 19 vjeçare, nuk ndau me ndjekësit shkakun e vdekjes, por shkroi se burri i saj kishte qenë në gjendje kome për gati një javë dhe kishte dhuruar organet e tij. Sipas një GoFundMe të ngritur nga miqtë dhe përkrahësit e tij, Landon Clifford pësoi një dëmtim në tru.

“13 Gusht 2020 ishte dita e fundit e Landon si babai dhe burri më i mirë që ai mund të ishte,”-  shkroi ajo. “Pasi kaloi 6 ditë në gjendje kome ai ndërroi jetë dhe dhuroi disa organe për njerëzit në nevojë në të gjithë vendin. Ai vdiq duke shpëtuar jetën e të tjerëve. Ky është lloji i personit që ai ishte. I dhembshur, i dashur, i kujdesshëm, i sjellshëm, dhe i butë”.

View this post on Instagram

August 13th 2020 was Landon’s last day being the best dad and husband he could be. After spending the following 6 days in a coma he passed on and donated several organs to people in need all over the country. He died saving the lives of others. That’s the type of person he was. Compassionate, loving, thoughtful, kind, and gentle. He was an amazing husband and the best father those girls could of ever asked for. It saddens me deeply that they will never get to truly know him. He was so young and had so much more life to live. This isn’t how things were supposed to go. He was meant to make it to his next birthday. He was meant to walk his daughters down the isle. He was meant to die old with me. Words can not come close to describe the pain I feel. All I can do now is make sure our girls know how much he loved us. He’s looking down on us from heaven and his light will shine through the clouds when we look up at him. May he rest peacefully.

A post shared by Camryn Clifford (@camandfam) on

Çifti, të cilët ishin martuar në qershor të vitit 2019, kanë dy fëmijë: Collette Briar Clifford, 2 vjeçare dhe Delilah Rose Clifford, e cila lindi në maj. Shumica e përmbajtjes së tyre në YouTube përqendrohet në dokumentimin e jetës së tyre si familje, dhe kanali i tyre ka 1.29 milionë abonentë. /Insajderi.com

Burimi: USA Today