Ndikimi i alkoolit tek qelizat e trurit

Ndikimi i alkoolit tek qelizat e trurit

Vëzhgoni dikë pasi ka kthyer disa gota, dhe do të gjeni prova të qarta se alkooli u bën diçka trurit të tyre. Ata pengohen, deformojnë fjalët, humbin kontrollin e emocioneve të tyre, si dhe harrojnë gjëra.

Disa njerëz janë përpjekur ta shpjegojnë këtë sjellje me vdekjen e qelizave të shkaktuar nga alkooli. Shpesh, kjo është etiketuar si aksuimë:“Tre birra vrasin 10.000 qeliza të trurit!”.

Por a është kjo e vërtetë? Jo. Por alkooli dëmton disa nga 86 miliardë qelizat e trurit ose neuronet, të cilat dërgojnë mesazhe elektrike dhe kimike brenda trurit, dhe midis këtij të fundit dhe pjesëve të tjera të trupit.

Alkool etilik (ai që gjendet zakonisht në pijet alkoolike, i njohur ndryshe si etanol) mund të vrasë qeliza dhe mikroorganizma. Kjo e bën atë një antiseptik efektiv.

Fatmirësisht, kur ju konsumoni pije alkoolike, trupi përpiqet të mos lejojë që i gjithë etanoli të shëtisë vërdallë në mënyrë të pakontrolluar.

Enzimat në mëlçi e konvertojnë fillimisht alkoolin në acetaldehid (që është shumë toksik) dhe më pas në acetat, që shpërbëhet në ujë e dioksid karboni dhe kështu eliminohet nga trupi juaj.

Nëse jeni duke konsumuar pije më shpejt nga sa mund të përballojë mëlçia juaj, teprica e alkoolit kalon në gjak dhe udhëton përmes trupit, derisa të mund të përpunohet. Kur alkooli mbërrin në tru, nuk do të vrasë qelizat.

Ai pengon komunikimin mes dendriteve ose lidhjeve bronkiale në skajet e neuroneve, të cilat dërgojnë dhe marrin informacion ndërmjet neuroneve në trurin i vogël, një pjesë e sistemit nervor e përfshirë në koordinimin motorik. Ky komunikim i dobët rezulton në disa nga efekte anësore tipike të dehjes.

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit zbuluan se alkooli, edhe kur shkon direkt tek neuronet, nuk i vret ato. Ai vetëm ndërhyn tek mënyra se si ato transmetojnë informacionin. Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit kanë treguar se alkooli bën që receptorë të caktuar tek neuronet të prodhojnë steroide, të cilat nga ana e tyre pengojnë formimin e kujtesës.

Disa alkolikë mund të përjetojë vdekjen e neuroneve si pjesë e një çrregullimi të trurit që quhet sindromi Vernike-Korsakof. Në këto raste, provat sërish sugjerojnë se sëmundja dhe vdekja e qelizave nuk shkaktohet nga vetë alkooli, por nga mungesa e B1 (ose tiaminës) dhe kequshqyerja e përgjithshme, që shpesh shkon dorë për dore me alkoolizmin.

Për njerëzit që pijnë në mënyrë të moderuar, një numër studimesh i 15 viteve të fundit sugjeron se larg nga vrasja e qelizave të trurit, konsumi i ndonjë gote është i lidhur në fakt me një rrezik të reduktuar të rënies së aftësive njohëse dhe sklerozës. /bota.al