Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar që prej përhapjes së epidemisë Covid 19. Një prej këtyre është efekti që ka pasur në ciklin menstrual të grave.
De Anita Mitra, gjinekologe dhe autore e “Gynae Geek”, së fundmi ka krijuar një pyetësor në të cilin pyet nëse gratë kanë vërejtur ndonjë ndryshim në ciklin menstrual dhe sistemin hormonal, raporton The Telegraph, shkruan Insajderi.
Ajo ka marrë 5,677 përgjigj, me 65 përqind të grave që konfirmuan përjetimin e ndryshimeve gjatë izolimit.
“Cikli menstrual më është vonuar për 60 ditë. Unë nuk jam shtatëzënë apo nuk përdori pilula kontraceptive”, thotë një nga gratë. “Jam duke përjetuar sidromat para menstruale prej një jave ndërkohë që cikli më është vonuar”, thotë një tjetër.
Dr Mitra spjego: “Trupi reagon ndaj stresit përmes Hypothalamic-Pituitary-Adrenal Axis. Është mënyra përmes të cilës truri dhe gjëndrat komunikojnë me njëra tjerën dhe nxisin prodhimin hormonal që afekton të gjithë trupin, përfshi edhe vezoret.” Ajo shton që trauma, uria dhe luftërat poashtu ndikojnë në ndryshimin e ciklit menstrual.
Këshilla e saj për të tejkaluar përiudhën e COVID-19 është të presim sa më qetësisht që mundemi. “Provoni të jetoni sa më normalisht që mundeni, tregohuni të mirë me veten dhe me gjërat që nuk mund të i kontrolloni. Kur jeta të normalizohet, njejtë do të ndodh edhe me ciklin”./Insajderi.com