Tashmë ka filluar koncerti i Unikkatilit në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
Në disa video të publikuara shihet se stadiumi mezi po i zë fansat e reperit të njohur, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka filluar performancën.
Sidoçoftë atmosfera duket të jetë në nivel, teksa pritet të dalë në skenë reperi i shumëkërkuar, Unikkatil.