Ndjekësi e akuzoi për ndërhyrje në gjoks, Anxhelina i mbyll gojën me këtë përgjigje

Ndjekësi e akuzoi për ndërhyrje në gjoks, Anxhelina i mbyll gojën me këtë përgjigje

Ndonëse prej kohësh nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, Anxhelina vazhdon të komentohet në mediat rozë.

Këngëtarja po bën një jetë të zhurmshme në Amerikë mes VIP-ave të huaj dhe shpesh merr pjesë edhe në festat e tyre.

Gjatë kësaj periudhe, Anxhelina nuk ka lënë pas edhe pozat provokuese dhe së fundmi ka publikuar disa foto nga albumi i karantinës.

Ajo shfaqet seksi teksa ekspozon dekoltenë dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Një prej tyre e ka akuzuar këngëtaren për ndërhyrje në gjoksit dhe Anxhelina nuk ia ka kursyer dy fjalë.

“Paske bo gjoksin”, i shkruan një ndjekës.

“Po si e gjete? Këto ditët e karantinimit më erdhi kirurgu në shtëpi”, i përgjigjet Anxhelina.

Ndonëse shpesh akuzohet për operacione plastike, Anxhelina pak kohë më parë, në emisionin “Xing me Ermalin” i ka mohuar të gjitha.

Këngëtarja tha se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është tek flokët dhe asnjëgjë tjetër.