Ndjekësit e Fjolla Morinës ngrenë dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël

Ndjekësit e Fjolla Morinës ngrenë dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël
Burimi i fotografisë: SS: FjollaMorina/INSTAGRAM

Fjolla Morina pati një Shën Valentin spektakolar, falë befasisë që kishte organizuar i fëjuari i saj, që ajo i referohet si bashkëshort, Fisnik Syla. Ky i fundit ndau me ndjekësit e tij në Instagram disa pamje nga ambienti ku po qëndrojnë dhe momente intime të befasisë.

Përveç kësaj, një detaj i vogël në postimet e tij na zbuloi edhe lokacionin e këngëtares, e cila u raportua në media si e arratisur nga arresti shtëpiak në Kukës, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, edhe Fjolla publikoi disa momente nga Shën Valentini shumë romantik, dhe më vonë ndau disa fotografi të veshjeve të saj në Instagram.

Një fustan i shkurtër i kuq me temina, që përqafonte format e saj shtyu ndjekësit të besojnë se ajo është shtatzënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Mund të jetë efekti i fustanit dhe teminave që reflektojnë dritën, por abdomeni i saj pak i rrumbullakosur ka ngritur dyshimet që ndjekësit vënë në pah menjëherë në komente.

Deri më tani, këngëtarja nuk ka reaguar për komentet e shumta që ka marrë. Kujtojmë se Fjolla është nënë e dy vajzave, Ledjana dhe Alayah. Githashtu, edhe Fisnik Syla është baba nga martesa e mëparshme. /Insajderi.com