Sonte (20 shtator), çifti Elita Rudi dhe Gjiko, mbajtën një aheng me miq e familjarë ku zbuluan edhe gjininë e foshnjës që ata po presin, njofton Insajderi.
Në fillim të mbrëmjes, Gjiko postoi një video në llogarinë e tij në Instagram ku konfirmoi atë që po përflitej për javë – çifti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë.
Teksa konfirmoi lajmin për shtatzëninë, Gjiko tha se më vonë ata edhe do të zbulonin gjininë e foshnjës. Ai madje ‘ngacmoi’ ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar edhe një sondazh.
“Vajzë apo djalë”, shkruan ai, ku përqindja e votave dukshëm anonte për gjininë femërore – me 76% të ndjekësve që votuan për vajzë.
Dhe ata kishin të drejtë! Elita më vonë publikoi një video ku konfirmon se ajo po pret një vajzë – detaj të cilin çifti e zbuluan në atë moment.
Ajo reagon tejet e entuziazmuar dhe në postimin e saj në Instagram shkruan, “Jemi shume te lumtur qe famijes tone po i shtohet nje vajze. Faleminderit Zot”.
Djali i tyre Zëri së shpejti po bëhet një vëlla i madh i një motre! /Insajderi.com