Ndodh e papritura në “Big Brother VIP”, dy konkurrentët puthen në buzë

Ndodh e papritura në “Big Brother VIP”, dy konkurrentët puthen në buzë

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmë kanë organizuar dasmë tradicionale në Big Brother Vip.

Kjo pasi që “Vëllai i Madh” u ka kërkuar atyre që të përgatiten për një mbrëmje të këndshme me organizim të një dasme të Shqipërisë së Veriut.

Ata kanë zgjedhur “nusen” dhe “dhëndërrin” të cilët ishin këngëtari – Arditi dhe modelja – Beniada.

Ata ishin çifti i inprovizuar të cilët në fund të atmosfëres edhe janë puthur në buzë.

Puthja ka qenë vetëm pjesë e lojës dhe këtë e kanë treguar ata edhe pse më parë është përfolur për një pëlqim në mes tyre, por që Beniada kishte thënë se Arditin e sheh si vëlla.

Pas kësaj, “Vëllai i Madh” ka thënë se kjo nuk është dasma e fundit pasi që organizime të tilla do të ketë edhe ditëve në vazhdim, por do të jenë dasma të krahinave tjera./Insajderi.com