Puntata e fundit e një edicioni special të “Për’puthen”, ishte më i gjatë, pa reklama dhe domosdoshmërisht i mbushur me shumë zhvillime, njofton Insajderi.
Së pari herë patëm përplasjen e Melisës me Fatjonit, të cilët diskutuan për më shumë se 20 minuta, dhe prapë na lanë po aq të paqartë sa në fillim. Si përfundim, ai akuzon atë se mund të ketë pasur marrëdhënie intime me dikë brenda studios (?)
Më pas dy hyrje të reja trazuan ujërat. Ishte 23-vjeçarja Lediana Prenga nga Rrësheni që studion për stomatologji në Tiranë.
Konkurrenti i dytë që i bashkohet formatit ishte Murat Yure, 23-vjeçari me prejardhje nga Turqia por që jeton në Tiranë.
Më pas u bë e ditur, se vendimi i produksionit ishte që Arjon Luli dhe Ana Lleshi të përjashtoheshin përfundimisht nga programi. E kjo e fundit erdhi në studio për të fundit herë për t’u përshëndetur me të gjithë dhe plasi një debat mes saj dhe Sindit.
Teksa kjo ishte edhe paraqitja e parë publike e Anës pas intervenimit estetik në hundë, ajo nuk la studion edhe pa një ‘suvenir’ të bukur – një puthje nga Atdhe Xharavina.
View this post on Instagram
Gjithsesi, në mesin e shumë ngjarjeve që u komentua pa fund, nuk shkoi pa u vërejtur edhe ndryshimi i Ana Kaurit. Ajo u pa me buzë më voluminoze, që nuk dihet nëse është efekt makijazhi apo efekti i një shiringe të mbushur me mililitra filleri. /Insajderi.com