Ndryshe nga shumë njerëz, Justin Bieber nuk ka një telefon celular

Ndryshe nga shumë njerëz, Justin Bieber nuk ka një telefon celular

Pak para lansimit të albumit të ri me titull “Justice”, Justin Bieber, në një intervistë më Billboard, zbuloi se cila është arsyeja pse ai ka vendosur disa kufij, njofton Insajderi.

“Përfundimisht, mësova se si të kem disa kufij, dhe nuk ndjej se i kam borxh diçka dikujt”, tha këngëtari. “Kjo më ka ndihmuar të them jo me vendosmëri, dhe e di në zemër se dua të ndihmoj njerëzit, por nuk mund të bëj gjithçka”.

Pas një dekade të turneve muzikore dhe punës pa ndërprerje, Bieber më në fund ka krijuar një orar të rregullt të jetës.

Është mjaft interesant, fakti që Bieber nuk ka më një celular dhe në vend të kësaj përdor një iPad për të komunikuar me ekipin e tij të menaxhimit – duke kufizuar në thelb numrin e njerëzve që mund ta arrijnë atë në çdo kohë të caktuar. /Insajderi.com