
Kanita u bë e famshme nga “X Factor” ku befasoi jurinë me zërin e vaçant dhe talentin në një moshë shumë të vogël.
Këngëtarja nuk iu nda muzikës për asnjë çast dhe së fundmi mori pjesë edhe në “Kënga Magjike” ku projekti i saj u prit shumë mirë nga publiku.
Mirëpo Kanita nuk është më konkurrentja e vogël e “X Factorit”, por është rritur dhe ka ndyshuar shumë në pamje.
Së fundmi Kanita ka postuar në Instagram një foto që i ka shokuar fansat pasi këngëtarja ngjan shumë, madje mund të themi se është bërë sozi i Zara Larsson. Kanitës këtë fakt ja kanë vënë në dukje fansa të shumtë dhe vërtet ngjashmëria është shumë e madhe.
Kanita nesër do të publikojë edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me Lindonin dhe projekti mban titullin “Stranger”.