Ajo që Dua Lipa ka bërë shumë këtë vit, është ndryshimi i stileve dhe ngjyrave të flokëve.
Këngëtarja debutoi me një ndryshim madhor të flokëve për herë të tretë këtë vit – por kësaj here këtë zgjodhën fansat e saj, njofton Insajderi.
Të martën, më 14 korrik, Lipa postoi një fotografi të saj me flokë kafe të errët në Instagram me pyetjen “a duhet ta kthej atë?” Vetëm dy ditë më vonë, vendimi u mor.
Më 16 korrik, Lipa zbuloi përmes Instagram se flokët e saj tani ishin një kafe të errët. “E kërkuar nga fansat”, shkruan ajo nën katër fotografitë që tregojnë pamjen e saj të re në apartamentin e saj në New York City.
Tani, pyetja jonë e vetme është: Sa kohë do të mbajë këngëtarja këtë ngjyrë të flokëve? Ajo është e njohur të bëjë ndryshime të shpejta, kështu që është e vështirë të thuhet. Vetëm muajin e kaluar ajo shkoi në të kuqe të ndritshme dhe para kësaj, në rozë. /Insajderi.com