Dikur në Kosovë njihej si këngëtari i grupit “Oda” që këndonin “Beso në diell” e “Era”, kurse tani si në botë njihet si babai shumë seksi i Dua Lipës.
E përditshmja britanike The Sun ka shkruar një artikull të gjatë për baballarët e të famshmëve, duke listuar ata si babain më të ‘pashëm e seksi’.
“Kur vjen puna tek babai i një të famshmeje për të çmendur fansat, asnjë nuk ja doli si babai i Dua Lipës, ‘dhelpra e argjendtë’ Dukagjin Lipa”, shkruan artikulli.
Ai për herë të parë mori vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar. Në fakt, pamja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall – i cili me mirësi e theksoi atë për pjesën tjetër të botës”, vazhdon artikulli.
Jack po intervistonte Duan, kur pastaj u njoh me babain e saj, Dukagjinin.
“Ai është babai më i pashëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kamerat nga ky djalë?”, ishin fjalët që e bënë atë të buzëqeshë dhe ta marrë gjithë vëmendjen në atë moment.
Dukagjin u shfaq në planin e kamerës duke buzëqeshur me nikoqirin, ku Jack shtoi: “Dhelpra e argjendtë këtu, babai më i pashëm në industrinë e muzikës. Unë dua të bëj një shkëmbim baballarësh – a do babain tim?”, i thotë Duas.
Kohët e fundit, Dua pranoi se babai i saj mendon se gjithë kjo vëmendje është argëtuese për të, dhe i tha The Times: “Ai mendon se është argëtuese. Por ne nuk është që flasim shumë për këtë!” /Insajderi.com